21 garues humbin jetën nga moti ekstrem

Të paktën 21 persona, pjesëmarrës në një maratonë malore në veriperëndim të Kinës, humbën jetën ndërsa u goditën nga moti ekstrem.
Të shtunën erërat e forta dhe shiu i ngrirë goditën pjesëmarrësit në garën 100 km në Forest River Stone Stone, një vend turistik në provincën Gansu, njoftoi media shtetërore.

Gara u ndërpre kur disa nga 172 vrapues u zhd*ukën, tha agjencia e lajmeve Xinhua.
Trupat u gjetën nga ekipet e kërkim-shpëtimit të dielën. Temperaturat ranë përsëri në zonën malore brenda natës, duke e bërë kërkimin më të vështirë, sipas Xinhua.
Më shumë se 1,200 forca të kërkim-shpëtimit u përfshinë në operacion.

Zyrtarët thanë se 151 vrapues konfirmohet se janë të sigurt dhe se tetë prej tyre u pl*agosën.
Zhang Xuchen, kryetari i bashkisë së qytetit Baiyin, tha se ishte ngritur një ekip i posaçëm për të he*tuar incidentin.
Yelloë River Stone Forest është një zonë e thyer, 50 km katrore që përmban shtylla guri spektakolare.