2020-ën, 60% e të magjistruarve kanë qenë femra!

Sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror të statitiave (ESHS), në vitin 2020, titullin magjistër i shkencave dhe specialist në Maqedoninë e Veriut e kanë arritur 1758 persona nga të cilët 1533 ose 87.2% kanë magjistruar dhe 225 ose 12.8% kanë specializuar. Numri i të magjistruarve dhe specializantëve ka shënuar rënie për 8.2%, mëson “Pacensure”.

Numri më i madh i magjistrave vitin e kaluar i përket gjinisë femërore të cilat kanë arritur titullin magjistre shkencore, dhe është 58.2%, pjesa tjetër janë meshkuj.

Në vitin 2020, pjesa më e madhe e magjistraturave, 967 ose 63% janë në sferën e shkencave shoqërore, 22% nga sfera e shkenca teknike dhe teknologjike, ndërsa pjesa tjetër janë të sferave humane, matematiko-natyrore, bioteknike dhe shkenca medicinale.