200 milion denarë për Likovën nga Qeveria – Revoltohet Mickovski


Për Likovën do të ketë 200 milionë denarë, për Butelin 0, për Likovën do të ketë 200 milionë denarë, për Shtipin do të ketë 0, kreu i VMRO-DPMNE-së, kështu reagoi Hristijan Mickoski sot ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë për t’i ndarë komunës së Likovës 200 milionë denarë për përfundimin e tërësishëm të projektit të ujësjellësit, përcjell TV21. Kreu i VMRO-DPMNE-së i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të lejojë që edhe komunat tjera të realizojnë projekte për qytetarët.

“Nëse ka 200 milionë, para nga qytetarët, për Likovën, të paktën lejoni Butelit, Shtipit, Gazi Babës, Aerodromit që vetë të sigurojnë para, nuk kërkojnë nga Qeveria, vetë të sigurojnë financim të projekteve nëse ka 200 milionë për Likovën, le të ketë të paktën mundësi që ata vetët të sigurojnë ndonjë denar”, tha mes tjerash Mickoski.