200 mijë euro para të qytetarëve për telefonat e ri të deputetëve në Maqedoni

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, ka firmosur marrëveshje në fund të muajit janar me Telekomin e Maqedonisë që do të vlejë 2 vite. Sigurohen 270 linja celulare me biseda të pakufizuara dhe me internet, me çmim 497 denarë në muaj, shkruan ММС.

Deputetët do të pajisen me telefona të ri, kurse parapagimi për telefonat qytetarëve do t’iu kushtojë 192.000 euro për dy vite. LINK