20 vjet nga ma*sakra në fshatin Luboten të Shkupit

Sot mbushen 20 vjet nga mas*akra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vr*anë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit.

Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vr*ana fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.
Në këtë aksion u do*gjën 14 shtëpi, ndërsa u arr8estuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për K8rime Lu*fte, me ç’rast për kr*imet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dë*nua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i aku*zuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga ak*uza.
Tarçullovski u dën*ua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet bu*rg për v*rasje, thyerje të ligjeve të luf*tës, tor*turë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 vjetëve bu*rg.