20 vjet nga lu*fta e vitit 2001, 19 vjet pritje për një lapidary

Në 20 vjetorin e përfundimit të lu*ftës së vitit 2001, ish-Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tash kryetar i B DI-së Ali Ahmeti, shkoi tek va*rrezat e dëshmorëve në Sllupçan.
Bashkë me ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë nga radhët e integristëve bënë homazhe pranë të rënëve. Po përveç kësaj, u përballën edhe me një premtim të moçëm të pa përmbushur.

Lapidari pranë va*rrezave është nisur menjëherë pas lu*ftës, po as sot 20 vite më pas, ka mbetur vetëm në ar*matura. Premtimi i sotëm është se në nëntor të këtij viti do të ndërtohet.
“Sigurisht që sot po fillojnë punimet. Për ndërtimin e këtij monumenti, ashtu siç e thash, në përkujtim të dëshmorëve, UÇK-së, të nënave, grave, motrave të kësaj zone. Më 28 nëntor ky monument do të përfundojë”, deklaroi Ahmeti.

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi, e pranon se ndërtimi i lapidarit është vonuar. Deri më tani është kaluar nëpër procedura të ndryshme, ndërsa plani urbanistik i komunës ka filluar në 2015-tën, shprehet ai.
“Si kryetar i Komunës së Likovës jam qasur mbylljes dhe përfundimit të planit urbanistik, ndoshta është i vetmi monument që bëhet gurthemel që ka leje ndërtimi, ka plan urbanistik, ka një projekt kryesor, revizion projekti dhe d.m.th është në mënyrë legale dhe është regjistruar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe kadastrën e RMV-së”, u shpreh Arifi.

Krahas homazheve, nuk u zhvilluar ndonjë aktivitet tjetër.
Kreu të integristëve si dhuratë mori portretin e tij dhe të dëshmorit më të ri në lu*ftë, Abdulmexhit Shahini.