20 vjet nga fillimi i lu*ftës në Maqedoni


20 vjet më parë, më 16 mars 2001, në Maqedoni kërciti pushka dhe kjo ndodhi dy vjet pasi lu*fta kishte përfunduar në Kosovë.
Për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën jetonin shqiptarët në Maqedoni, ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pu*shkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominant, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar akoma dhe më tej shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.
Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional vazhdoi edhe më tutje.

Po ashtu në këtë kohë Maqedoninë e përfshiu: papunësia, varfëria e skajshme, kor*rupsioni, kr*imi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha.
Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare vendosi që çështjen ta çojë deri në fund.

Përmes krismave të kësaj lu*fte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lu*fte.

Lu*fta çoi në marrëveshjen e Ohrit, që dhe sot është në diskutim, nëse është zbatuar e po zbatohet.
Tashmë është miratuar Ligji për gjuhët zyrtare, që është pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje, duke garantuar përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.