20-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në Lozanë

Humb jetën shqiptarja në një aksident trafiku
Një aksident trafiku i mori jetën një vajze 20-vjeçare shqiptare të martën pasdite, pranë Moudon, me inicialet E.I.

Aksidenti ndodhi në rrugën Route de Berne, afër Moudon (VD), pasi u përplas me një automjet që udhëtonte në drejtim të kundërt, njoftoi policia e Vaud, shkruan 24heures.ch.
Policia bëri të ditur se derisa po lëvizte në drejtim të Payerne (VD) humbi drejtimin e automjetetit të tij në rrugën e kundërt. Të dy veturat u goditën përballë në drejtim të Lozanës.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet mjekësore dolën në vendin e ngjarjes dhe konfirmuan vdekjen e vajzës shqiptare. Ndërsa shoferi i veturës tjetër është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta.