20-vjeçari nga Kosova arr*estohet në Aeroportin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit është arr*estuar një shtetas i Kosovës.

“Me 12.12.2020 në ora 11:45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup”, policia ka arr*estuar personin LL.K. (20) nga Republika e Kosovës. Policia pas inspektimit ka konstatuar se dokumenti slloven i udhëtimit dhe karta e identitetit të cilën personi në fjalë i ka dorëzuar për identifikim kanë qenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit në bagazhet e tij është gjetur edhe një patentë shoferi nga Sllovenia, gjithashtu falsifikat. 20-vjeçari ka deklaruar se dokumentet i ka marrë nga një person në Veri të Mitrovicës”, njoftojnë nga MBP

MPB njofton se personi në fjalë është dërguar në qendrën për migracion në Shkup, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria./Alsat