20 vjeçari nga Kopanica aksi*dentohet në Kodrën e Diellit!

Mbrëmë (18-janar), dhjetë minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, në afërsi të fshatit Lisec, “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit e drejtuar nga 20-vjeçari B.I. nga Kopanica e Shkupit, ka dalë nga rruga.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga i njëjti fshat, që janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të ak*sidentit.