“20 vite sprovë me djalin, dhjetra operacione po falë drejtorit Faton Ahmetit që më

Prindi i heroit të vogël Ermalit, Valmir Aziri ka ndarë eksperincën e tij në betejën me të birin!

Aziri Shkruan:

Një rrugëtim disa vjeçar, me plot dhimbje, ankthe, trishtim, por vullneti i çelikt i Ermalit dhe ndihma e pa kursyer e miqëve na sollën në këtë ditë, të ngazllyer për arritjen, krenar mbi të gjitha e falemenderues me përulje ndaj Zotit të mëshirshëm dhe atyre që na u bënë krahë në këtë sprovë, falemenderoj mikun tim, Faton S. Ahmeti dhe ekipin e tij që vendosën gjithë kapacitetet e tyre për të shpëtuar jetën e Ermalit, falemenderues ndaj Amir Huseinit, një djalë plot elan e dituri, njeriu që është çdo here aty për ne Dr, Valon Asani, Dr, Argjend Imeri ky fisnik që kurr nuk u lodh nga kërkesat tona, mirënjohës ndaj Dr, Shkëlqim Beqirit, dhe miku im i dashur Prof. Dr. Atilla Rexhepi, që pa këshillat dhe përkujdesin e tij, kjo sprovë do ishte shumë më e rëndë, falemenderues ndaj të gjithë atyre që na ndihmuan në këtë betejë jetike për Ermalin!

Ermali, sot po buzëqesh

p.s.
20 vite sprovë, vetëm 3 vitet e fundit, 2 operacione kraniale, 8 operacione maxillo faciale dhe pa numër kontrolle, skanime e udhëtime pa fund, Tetovë-Vien, Tetovë-Stamboll!

Misioni vazhdon