20 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë regjistruat 20 raste të reja pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri me sot 34 qytetarë nga Shqipëria nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.