Arbenita Ismajli dhe Feronit Shabani në prill u bënë prindër për herë të parë të një vazje, të cilën e quajtën Nina.
Dyshja kishin mbajtur sekret për një kohë të gjatë lajmin se janë në pritje të një fëmije, prandaj kjo erdhi si një befasi e bukur për publikun edhe fansat e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Arbenita vlerësohet si një modele mjaft e suksesshme në profesionin e saj dhe shquhet për linja perfekte trupore.
Kështu dy muaj pasi lindi vajzën, bukuroshja është shfaqur në formë jashtëzakonisht të mirë.