2 milionë euro për Luginën e Preshevës, reagon Arifi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2 milionë nga buxheti për Luginën e Preshevës. Lidhur me këtë kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se ka vite që ka kërkuar që kjo trevë të jetë pjesë e planifikimit buxhetor.

Përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, Arifi e ka falendëruar kryeministrin Kurti duke shtuar se “bashkë jemi më të fortë”.

Ndërsa, Arifi ka kërkuar nga Shqipëria edhe 4 milionë shtesë.
“Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë  4 milion euro shtesë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/posts/2920884404891330

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Projektligjin e Buxhetit 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro.