2 milion shikime arriti kjo video nga Reparti Infektiv

Në emisionin e djeshëm të Jeta Xharrës në fokus kryesor ishte gjendja me pandeminë dhe kujdesi që u kushtohet pacientëve në Klinikën Infektive.

Ajo tregoi pamje ku familjarë të shumtë po lejohen të hyjnë në Klinikën Infektive pa asnjë ndalesë të vetme dhe asnjë sigurim në hyrje të Klinikës Infektive.
Po ashtu Jeta Xharra tregoi disa nga deklaratat rrënqethëse të familjeve ku iu deshën të paguanin deri në 200 euro për një Remdesivir dhe as nuk u përdor tek pacienti.