2 mijë rrënjë kanabis/ Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Shkodër, 8 të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar mbrëmjen e kaluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi.

Mësohet se janë arrestuar 8 shtetas, mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE.

Tre persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës në laboratorin e drogës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa, prej të cilave 1 mijë gati për treg dhe 1 mijë më të vogla, të sapombjella.