2 gra shqiptare i shkruajnë dhuruesit të spermës, ja për çfarë më pyetën

Dhuruesi i spermës Kyle Gordy i cili udhëton në vende të ndryshme të botës për të ndihmuar gratë që të bëhen me fëmijë. Aktualisht ai ka 64 fëmijë dhe 8 të tjerë janë në proces, duke ardhur së shpejti në jetë.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se pas intervistës në po këtë emision dy persona nga Shqipëria e kanë marrë në telefon dhe e kanë pyetur për shërbimet që bën.

Më tej ai theksoi se shqiptarët fillimisht duan një të dashur apo burrë përpara se të bëjnë një fëmijë.

“Dy persona nga Shqipëria më kontaktuan e shfaqën interes për shërbimet që bëj unë. Ishin kurioze për të mësuar më shumë. Shqiptarët fillimisht duan një të dashur apo burrë përpara se të bënin fëmijë”- tha ai.

VIDEO