Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për lëndën “Target-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimin e paligjshëm she shkat*ërrimin e pajisjes për përgjim. Aktvendimin për këtë lëndë në gjykatë do ta dëgjoj edhe ish kreu i DSK-së dhe njëri nga të aku*zuarit, Sasho Mijallkov, i cili do të sillet nga arre*sti shtëpiak të cilin ia caktoi gjykata si masë sigurie.
Në “Target-Fortesa” të aku*zuar janë dhe shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DK Nikola Boshkoski të cilët janë në arr*ati në Greqi, ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov i punësuar bë DSK dhe 5 persona të tjerë nga Drejtoria.
Sipas ak*takuzës, përmes tre sistemeve për përgjim në DSK, në periudhën prej 2008 deri në 2015 në mënyrë të paligjshme janë pë*rgjuar 4.286 numra të telefonit, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor. Përgjimi në mënyrë direkte dhe indirekte ka përfshirë afro 20 mijë qytetarë.
Gjykimi për “Target-Fortesa”, ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017. Procesin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, derisa përfaqësues të Prokurorisë janë Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.