Dy vëllezër shqiptarë, kampionë boksi në Gjermani

Safet dhe Musa Avdimetaj, janë dy vëllezër shqiptarë, kampionë në sportin e boksit në Gjermani.
Karriera e dy vëllezërve ka shumë të përbashkëta dhe ata stërviten e garojnë bashkë.

Kampionët shqiptarë tregojnë rreth jetës larg vendlindjes dhe ndeshjeve të radhës për titull.
“Kemi dy ndeshje përgatitore dhe në muajin prill një ndeshje për titull. Në boksin profesionist bëhen 3-4 ndeshje në vit, pasi duhen 10 deri në 12 javë përgatitje për secilin takim”, tregojnë ata nga Mynihu