19 vjet burg për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj dy të miturve, të cilët rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu më 14 janar në Podujevë.

I mituri i parë është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje. I mituri i dytë është dënuar me 9 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje.
Të miturve iu vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.
Përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar i viktimës, për realizimin e kërkesës pasuror juridike udhëzohen në kontest civil.