Dje (2-mars) në ora 20 e 50 minuta, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, 31-vjeçarja nga Tetova ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 14:00 vajzën e saj të mitur, nga dritarja e banesës në të cilën jetojnë, e ka thirrur 19-vjeçari nga Tetova, dhe tek hyrja e objektit të tyre, e ka prekë nëpër pjesët e trupit e më pas ka tentuar të kryej mardhënje seksuale por nuk ia ka arritur për arsye se vajza menjëherë ka ikur prej tij dhe më vonë i ka treguar tezes së saj, se çfarë i kishte ndodhur.
Nëntëmbëdhjetë vjeçari i denoncuar, menjëherë është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./Pa Censurë