19 vjeçari nga Banjica e poshtme në Gostivar kapet nga policia!


Dje (24-janar) rreth orës 16:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.S. nga Banjica e poshtme e Gostivarit.

Ai është raportuar nga 18-vjeçari S.B. se rreth orës 16:00 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, kanë sulmuar fizikisht personin S.B. dhe dy nga shokët e tij. Sipas raportit, dy sulmuesit kanë përdorur edhe një objekt të mprehtë, por nuk i kanë lënduar të sulmuarit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojnë denoncimet ndaj personave të përfshirë.