Më 02.12.2024, në ora 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët policorë arrestuan M.M. (19) nga fshati Xhilçe i Tetovës. Gjatë kontrollit të çantës së saj nëpërmjet një aparati me rreze X, u gjetën nëntë fishekë për pistoletë të kalibrit 7.65 milimetra.
Në vendngjarje u krye ekspertizë nga ekipet policore dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.