18 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Boris Trajkovski, i cili së bashku me anëtarët e kabinetit të tij vd*iq në një aksident avioni afër Mostarit, do të shënohet sot në Shkup dhe Rotimlje.

Tek varri i Trajkovskit dhe në vendpushimet e përjetshme të anëtarëve të vdekur të delegacionit në varrezat e qytetit në Butel, siç është paralajmëruar, presidenti Stevo Pendarovski do të vendos lule, ndërsa delegacione nga kabineti i Presidentit do të vendosin lule para memorialit në vendin e aksidentit në Rotimlje, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në varrin e njërit prej anëtarëve të delegacionit, në Veles.

Në ak*sident avioni më 26 shkurt 2004, humbi jetën presidenti Boris Trajkovski dhe një delegacion prej tetë anëtarësh që po udhëtonin për në një konferencë Ndërkombëtare në Mostar.