18 vjet burg për biznesmenin që kritikoi presidentin e Kinës

Kina e dënoi në 18 vjet biznesmenin për patundshmëri, Ren Zhixhiang, kritik i ashpër i presidentit Si Xhimping, për shkak të gjoja dhënies së ryshfetit, njofton DPA.

Ren dënimin e mësoi dje në Gjykatën e dytë popullore në Pekin.

Ai në korrik u largua edhe nga Partia komuniste, pasi u akuzua për “marrëveshje me fëmijët e tij për posedim të pasurisë së pakufizuar”.

Ish-kryetari i kompanisë “Nuayuan Properties”, paraprakisht e kritikoi përgjigjen e presidentit Si Xhimping lidhur me epideminë e koronavirusit, sqaron agjencia gjermane.