18 vjeçarja vik*timë e dhu*nimit – 36 vjeçari e detyroi të bënin marrëdhënie duke e kërcë*nuar

Numri i rasteve të dhu*nimeve ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohen ngjarje të tilla të tr*ishta dhe në shumicën prej tyre vik*tima janë të rejat apo vajzat e mitura. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe së fundmi në Shtërpcë, ku një 18-vjeçare është keqtrajtuar se*ksua*lisht dhe kërcë*nuar nga një burrë.

Burimet e mediave brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua disa ditë pasi dyshohet se ka ndodhur, kur gjithçka doli në pah dhe Policia u aktivizua. Sipas informacioneve të para, i dyshuari D.N., dyshohet se disa herë ka kryer marrëdhënie se*ksu*ale me vajzën, me të cilën ka ab*uzuar, duke e kërc*ënuar seriozisht.

Burimet e njëjta thonë se i dyshuari e ka kërc*ënuar vik*timën sa herë që kanë kaluar kohë bashkë, duke e detyruar që pa dëshirën e saj të kryejnë se*ks. Bazuar në dëshminë e vajzës të dhënë në Polici, rasti i fundit ka qenë javën e kaluar, kur i dyshuari e mori me veturë dhe aty kryen marrëdhënie se*ksu*ale.

Në momentin që i dyshuari u përball me denoncimin kundër tij e pranoi se ka pasur raport intim me vajzën, por e ka mohuar kategorikisht ta ketë kërc*ënuar. Por informacionet dhe provat e mbledhura deri më tash ngrisin dyshimet se e i njëjti e ka dhu*nuar vajzën 18 vjeçare.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente./GazetaSinjali/