18-vjeçarja u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje

Të dielën, dy të dyshuar dërguan në Spitalin e Ferizajt një vajzë 18-vjeçare pa shenja jete.KALLXO.com ka siguruar kërkesën e paraburgimit ku janë përshkruar dyshimet e para që quan në vrasjen e tashmë të ndjerës, 18-vjeçare M.O..Një natë më parë, dhuna kishte filluar ndaj viktimës. Motivet sipas prokurorisë ishin xhelozie.

“Ekziston dyshimi i banzuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramdan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”, thuhet meshtjerash në arsyetimin e kërkesës për paraburgim.

Dosja e prokurorisë së 18 vjeçarës thotë tutje se ajo u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje.Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A.S. por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.

Gjatë ditës së djeshme një vajzë 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jetë në emergjencën e spitalit të Ferizajt. Policia e Kosovës kishte njoftuar se ajo ishte dërguar në spitalin nga dy persona, të cilët u identifikuan pas disa orësh.Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër ende është në arrati. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashar tha sot përmes një konference për media se shumë shpejt pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë në lidhje me vrasjen e vajzës 18 vjeçare në Ferizaj.Nga Prokuroria kanë deklaruar se dyshuari i arrestuar tashmë A.S., ka një aktakuzë aktive të vitit 2013 për tentim vrasje.