Ka nga ata që vuajnë nga pagjumësia, por edhe nga ata që nuk zgjohen dot. Një studente mund të flejë deri në një javë pasi pi alkool, pa u zgjuar as për të ngrënë dhe as për të shkuar në tualet.
18-vjeçarja Hermione Cox-Denning, është diagnostikuar me sindromën Kleine-Levin (KLS) apo me sindromën e bukuroshes së fjetur, në nëntor të vitit të kaluar.
“Isha shumë konfuze – nuk flisja, nuk haja, nuk pija dhe as nuk shkoja në tualet. Dukej sikur trupi im ishte fikur. Më parë isha gjithë kohës në telefon, ndërsa tani nuk fola me njeri për një javë sepse vetëm kam fjetur”, tha Hermione nga Aberystëyth e Uellsit.
Ajo tha se shumë prej shokëve të saj ishin shqetësuar nga “zhdukja” e papritur. Ndërsa pas një periudhe të tillë i duhen deri në 4 ditë për t’u rikthyer në gjendje normale.