18-vjeçari nga Tetova me një objekt të fortë ka thyer xhamin e veturës së babait të tij, më pas e ka sulmuar atë fizikisht

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.I.(18) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale ‘rrezikim të sigurisë’ në lidhje me dhunën në familje dhe ‘lëndim trupor’ në lidhje me dhunën në familje.
Më 27.05.2024, i akuzuari me një objekt të fortë theu xhamin e automjetit të babait të tij 59-vjeçar, dhe më pas e sulmoi fizikisht.”