18 raste të reja në Maqedoni, 1 rast i ri në Tetovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus edhe atë në Shkup 11, Prilep 4, Kumanovë 2 dhe në Tetovë 1 rast.

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19, deri sot në orën 12:00, është 219.

Sipas vendbanimeve më shumë raste ka në Shkup 134, në Dibër 43, në Kumanovë 17, në Shtip 8, Prilep 6, Ohër 3, Veles 2, Tetovë 2 dhe Gostivar 1 person.