18 raste të reja me koronavirus, 21 pacient të shëruar dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus.
Nga Ministria e shëndetësisë informojnë se gjithashtu tre persona kanë humbur jetën.

Sipas ministri, 21 pacientë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e të shëruarve në vendin tonë në 200.
Numri i përgjithshëm me koronavirus në vendin tonë është 1225.