18 fëmijë të hospitalizuar nga Covid-19, pacienti më i vogël është foshnja dymuajshe

Varianti i Delta i vriusit korona me shpejtësi përhapet edhe tek fëmijët. Në spitalin e fëmijëve në Kozle për momentin janë të shtrirë 18 fëmijë. Pacienti më i vogël është vetëm dy muajsh.
Gjendja e tij shëndetësore është stabile, por nëna e tij është në gjendje të rëndë. Mjeku Dragan Dacevski thotë se është rritur dukshëm numri i fëmijëve të hospitalizuarve në Kovid qendën në Kozle. Vetëm dje janë pranuar 8 fëmijë.

“Ka mjaft fëmijë në gjendje të rëndë. Për momentin kemi dy fëmijë që janë me terapi oksigjeni. Fëmijët tjerë relativisht janë stabil, me pasqyrë shëndetësore si bronkopneumoni, pneumoni dhe çrregullim të traktit gastrointestinal, me të vjella, rritje të temperaturës dhe barkqitje. Për momentin kemi të hospitalizuar nga foshnje dymuajshe deri në moshën 16 vjeçe”, tha Dragan Dacevski – mjek në Spitalin e Fëmijëve në Kozle.

Mjekët thonë se ky lloj i virusit agresiv nuk po kursen as fëmijët. Shifrat zyrtare në vendin tonë tregojnë se në valën e re dukshëm është shtuar numri i të prekurve edhe tek moshat minore. Sipas Dacevskit fëmijët më së shumti janë infektuar nga prindërit e tyre. E për këtë u bën apel prindërve që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat restriktive.

“Pasi që popullata më e re më shumë po infektohet do të duhet që prindërit të mbajnë përgjegjësi për fëmijët e tyre, gjegjësisht duke u kujdesur për veten t’i mbrojnë fëmijët e tyre. Në qoftë se ata nuk bëjnë kontakte, atëherë as fëmijët nuk do të jenë të prekur, pasi që fëmijët dymuajsh dhe dy vjeçarë nuk vaksinohen dhe në këtë mënyrë automatikisht kujdesi duhet të jetë i prindërve për t’i mbrojtur fëmijët e tyre të jenë të kujdesshëm mos të shkojnë në ahengje”, shtoi Dragan Dacevski – mjek në Spitalin e Fëmijëve në Kozle.

Në këtë spital ka edhe 15 shtretër të lirë, ndërsa maksimumi ka kapacitet për pranim prej 35 deri 40 shtretër. Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik në periudhën 26 korrik-1 gusht në mesin e të diagnostikuarve nga mosha 0-9 vjeç, ose 2,5%, në krahasim me javët tjera është shënuar një rritje drastike e këtyre grup moshave. Ndryshe, në vend po bëhet edhe vaksinimi i fëmijëve prej moshës 12 deri 18 vjeç. Mbi katër mijë fëmijë kanë pranuar vaksinën Pfizer.