17 vjeçarja nga Zhelina e Tetovës është ajo që la foshnjen e sapolindur në Manastir


Sektori për punë të brendshme Tetovë, me koordinim të ndërsjellë, me Sektorin për punë të brendshme Manastir, kanë kryer zbardhjen e plotë të rastit, lidhur me fëmijën e porsalindur, i cili në datë 02.07.2018, është gjetur i braktisur para Shtëpisë për fëmijë të porsalindur në Manastir, ku janë ngritur Kallzime penale ndaj tre personave: ndaj Nënës minorene të fëmijës së porsalindur të gjinisë femërore, burrit të sajë me të cilin nuk kanë qenë të kurorëzuar dhe babait të sajë.

Për shkak bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,,Braktisje të fëmijës së pafuqishëm,, deri te Prokuroria themelore publike e Manastirit, është ngritur kallzim penal ndaj nënës 17-vjeçare nga fshati Zhelinë, (neni 200 nga Kodi penal i R.M-së)

Për shkak të bazave të dyshimit, se ka kryer vepër penale ,,marrëdhënie jashtëmartesore me person të mitur e cila ka mbushur 14 vjet, ende pa i mbushur 16 vjet,, ( neni 197 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë), deri në prokurorinë themelore publike t
Tetovë, është denoncuar 27-vjeçari Sh.A. nga fshati Leshnicë e Poshtme e Tetovës, dhe për të njëjtën vepër dyshohet edhe 38 vjeçari B.A. nga fshati Zhelinë e Tetovës, i cili e ka lejuar në gjë të tillë, gjegjësisht ka lejuar që minorenja të jetoj në bashkësi jashtëmartesore me një person tjetër.