Njeriu dorëlëshuar nuk është armik i askujt…

Asnjë budalla nuk ankohet që është budalla. S’do të jetë dhe aq keq.
(Noel Clarasó)

Për të njohur vjetërsinë dhe cilësinë e verës s’është nevoja të pihet e gjithë shishja.
(Oscar Wilde)
Jeta është si qepa: ia heq shtresat një nga një derisa zbulon se përbrenda nuk ka asgjë.
(James Huneker)
Edhe në fronin me të lartë të botës, gjithnjë mbi prapanicën tënde do të ulësh.
(Michel de Montaigne)

Përrallë: një gënjeshtër e vogël për të ilustruar një të vërtetë të madhe.
(Ambrose Bierce)
Njeriu duhet gjykuar sidomos nga veset e tij. Virtytet mund të shtiren, ndërsa veset janë gjithmonë të vërteta.
(Klaus Kinski)

Kujdes me shpenzimet e vogla, pasi një peshë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.
(Benjamin Franklin)
Dashuria ashtu si loti, lind në sy e bie në zemër.
(Publilius Syrus)