“164 dëshmitarë në Gjykatën Speciale janë shqiptarë”

Milaim Zeka ka deklaruar se 164 dëshmitarë në Gjykatën Speciale janë shqiptarë.
Sipas tij, institucionet e vendit nuk e kanë bërë punën e tyre për të ofruar dëshmi për krimet e serbëve.

“Serbia e ka bërë punën e saj, ne nuk e kemi bërë punën tonë. Ne nuk kemi arritur t’i ofrojmë Gjykatës Speciale dëshmi për asnjë serb që ka bërë krime në Kosovë. Nuk është e vërtetë që Gjykata Speciale nuk i dënon edhe serbët që kanë kryer krime ”, ka thënë ai.

Zeka tha se të gjithë ata persona që kanë jetuar në Kosovë, përfshirë këtu edhe serbët janë përgjegjës para Gjykatës Speciale, por që institucionet e drejtësisë në vend nuk po punojnë në këtë drejtim.