16 vjetori i vdekjes së Isa Likës, homazhe tek varezat e dëshmorëve

Me një minutë heshtje nga familja, bashkëluftëtarët, shokët, është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në Tetovë, 16 vjetori i rënies së komandantit të UÇK–së, Isa Lika, komandant Ilirit.

Bashkëluftëtarët kujtuan se veprat dhe sakrificën e komandant Ilirit i shohim dhe i shijojmë ne sot.

Të pranishmit vendosën kurora lulesh mbi varet e dëshmorëve të kombit në Kompleksin e Dëshmorëve në qytetin e Tetovës.

Sot, në përvjetorin e 16-të të rënies së Isa Likës – Komandant Ilirit, kujtojmë figurën dhe kontributin e tij kombëtar. Veprat dhe sakrifica e tij janë ende të freskëta dhe do jenë frymëzim krenarie deri sa të jemi gjallë. Lavdi dhe përkulje sakrificës së dëshmorëve të kombit, ka theksuar mes tjerave gjatë homazheve, Hazbi Lika.

Isa Lika u vra në vitin 2006 para shtëpisë së tij dhe sot e kësaj dite po punohet në zbardhjen e rastit.