16 vjeçarja shqiptare, një nga personat me inteligjencën më të lartë në Gjermani

Gerta Miftari është është mërgimtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Gjermani.
Ajo është shpallur nga Ministria e Arsimit në Gjermani si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku jeton.

Veçohet se një tregues i intelektit të saj është edhe fakti se ajo që prej moshës 12-vjeçare ka dhënë mësim. Për këtë pozicion ajo është rekomanduar nga mësuesit e saj, të cilët intelektin e saj e dalluan që në atë moshë.
“Ende nuk e kam realizuar të jem personi me inteligjencën më të lartë, por shkolla dhe ministria më ka cilësuar si të tillë dhe jam shumë e lumtur. Unë nisa të jap mësim falë një programi për njerëz që mësojnë gjuhën gjermane dhe unë u bëra pjesë. Unë e kam dashur shumë lëndën e gjuhës dhe mësuesit e kanë parë interesin tim dhe kështu më rekomanduan të jap mësim për personat që nuk e kuptojnë shumë mirë gjuhën gjermane. Shqiptarët më kanë përkrahur gjithmonë dhe e dua shumë Shqipërinë dhe Kosovën. Këtë vit do doja shumë të kaloja pushimet në Kosovë dhe Shqipëri”, tregon Miftari.

Gerta Miftari, ndonëse është vetëm 16 vjeçe, ka botuar librin e saj të parë, i cili është rreth 400 faqe. Ky libër titullohet “Coldhearted mafía boss” dhe është një përzierje e zhanreve të krimit dhe romancës.
Gertës i duhet edhe një vit për të përfunduar shkollën e mesme dhe më pas synon të vazhdojë studimet për drejtësi.