Çdo ditë e më shumë në Kosovë po rritet numri i rasteve të dhunës në familje.
E një rast i tillë është ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Adem Demaqi’ në Skenderaj, me ç’rast një vajzë e mitur e ka denoncuar babain e saj në Polici.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 16-vjeçarja ka pasur një mosmarrëveshje me babain e saj, për shkak se e mitura ka dashur të veshë diçka e cila nuk i ka pëlqyer babait të saj.
Sinjali mëson se e mitura nuk ka pasur shenja të dukshme të dhunës dhe lidhur me rastin është njoftuar njësiti për dhunë në familje si dhe qendra për punë sociale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’ dhe të procedohet në procedurë të rregullt.