16-vjeçari me “X6” shkel një mjek në rrugën “Nënë Tereza”

Mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza” një fëmijë ka shkelur me veturë një mjek.

“Më 25.02.2021, në ora 20:30 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin nga bulevardi “Nënë Tereza” dhe rruga “Elisie Popovski-Marko”, një veturë “BMW X6″, me targa të Shkupit nga fshati Hasanbeg, ka go*ditur këmbësorin Gj.J.(58vj) nga Shkupi” njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Mjeku ka pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Është kryer ekspertizë dhe po hetohet rasti nga ekipi i SPB Shkup./TV21