16-vjeçari hyn në shtëpinë e 91-vjeçares dhe tenton ta përdh*unojë

Një djalë 16-vjeçar ka tentuar të përdh*unojë një grua 91-vjeçare, pasi hyri me forcë në shtëpinë e të moshuarës në mes të natës. Ngjarja ka ndodhur në Adelaide të Australisë.
Adoleshenti e gjeti në gjumë zonjën e shtëpisë dhe u mundua ta përdh*unonte, por kur ajo u zgjua dhe nisi të bërtasë, i riu u largua nga dritarja.

Emri i 16-vjeçarit nuk është bërë i ditur për shkak të moshës, madje gjyqtari nuk lejoi as median që të ishte të pranishme në seancë.
Avokati i të riut kërkoi që detajet kyçe të çështjes mos të zbuloheshin për publikun, pasi do të shkaktonin turpërimin e familjes së personit të aku*zuar.