16 të shëruar, 19 raste të reja dhe katër të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 16 pacientë të shëruar nga Kovid-19. Në bazë të qyteteve: Shkup-7, Kumanovë-1, Tetovë-3, Veles-1, Koçani-1 dhe Negotinë-3.
Në 24 orët e fundit janë bërë 512 testime ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja me koronavirusi. Sipas qyteteve: Shkup-11, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Veles-1, Gostivar-1, Strumicë-1 dhe Vinicë-1.
Katër pacientë kanë humbur jetën.