Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se në 24 orët janë shënuar 111 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vde*kjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vde*kjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste kurse numri i rasteve aktive është 3.476.