1,500 të burgosur janë arratisur, 33 humbën jetën nga një revoltë masive në një burg në Mozambik

Në një revoltë në një burg në kryeqytetin e Mozambikut, Maputo, humbën jetën 33 persona, 15 të tjerë u plagosën, ndërsa më shumë se 1,500 të burgosur arritën të arratisen, deklaroi komandanti i policisë Bernardo Rafael. Nga ata që arritën të arratisen, 150 janë kapur përsëri.

Mozambiku po përballet me një eskalim të trazirave të lidhura me zgjedhjet e kontestuara të tetorit, që vazhduan pushtetin e partisë që ka udhëhequr për një kohë të gjatë, Frelimo. Opozita pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Megjithëse Rafael i akuzoi protestat anti-qeveritare për revoltën, ministrja e Drejtësisë Helena Kida tha se trazirat kishin filluar brenda burgut dhe nuk ishin të lidhura me protestat që po zhvilloheshin jashtë.