15 zja*rre brenda 15 orëve në Tetovë, zja*rrfikësit intervenojnë me kamion të vitit 1968

Për 12 orë Njësia kundër Zja*rrit në qytetin e Tetovës ka intervenuar në 15 vatra zja*rri. Këtë e kanë bërë me kamionë të vitit 1968. Zja*rrfikësit e Tetovës kanë në dispozicion rreth tetë kamionë për të shuar zj*arret, e që nuk janë të rralla, sidomos gjatë verës, pasi që duhet të mbulojnë 5 komuna rurale. Kamioni më i ri për është i vitit 2009, ndërsa më i vjetri i 1968-tës.

“Nga automjetet që disponojmë ne si Njësi kundër zja*rrit në Tetovë, mund të them se mesatarja e vjetërsisë e këtyre automjeteve kundër zja*rrit të Tetovë që ne shërbejmë qytetarët e Tetovës dhe pesë komunave rorale, siç janë Tearca, Bërvenca, Bogovinja, Zhelina dhe Jegunovca është mbi 30 vjet. Automjeti më i vjetër në këtë autopark të NJTKZ është i vitit ‘68 dhe ‘72”, deklaroi Uka Aliti, komandant i NjTKZ Tetovë.