15 vjeçarja që u raportua e zhdukur i lajmërohet familjes: Kam ikur me të dashurin

Gentiana Mustafa nga Prizreni që nga dita e premte nuk ka asnjë komunikim me familjen.

Ajo u nis për në shkollë por që nga mësuesi u lajmërua se ajo kishte një javë që nuk shkonte në shkollë.

15 vjeçarja me një mesazh pas 24 orësh  iu drejtua të ëmës se është mirë dhe të mos ta kërkojnë.Madje nënës iu tha se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.

Rastin babai i 15 vjeçares  familjarët e kanë raportuar edhe në polici, derisa këta të fundit janë duke u marrë me rastin.

Familjarët bëjnë apel që nëse dikush mund të ketë ndonjë informacion për Gentianën t’i njoftojë.