Një 15-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në emisionin “Piranjat” një burrë të dyshuar për ngacmim seksual dhe kërkesa për takime për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ajo ka thënë se ky burrë, që ajo e ka njohur nga rrjetet sociale dhe që vjen nga një qytet tjetër, e ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve i cili kërkonte takime për të kryer marrëdhënie seksuale, ndonëse ishte i vetëdijshem për moshën e mitur të vajzës e cila e denoncoi.
Siç raporton Prianjat.al, sipas dëshmisë së kushëririt të 15-vjeçares, pedofili i dyshuar, i cili dyshohet të jetë mbi 40 vjeç, nuk ka pasur asnjë problem me moshën e vajzës që e denoncoi më pas.
Chat-et mes tij dhe vajzës së mitur, të cilat janë konfirmuar nga kushëriu i saj për mediumin shqiptar, tregojnë se ai i kishte dërguar foto i zhveshur dhe ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Madje, ai raportohet të ketë thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me vajza të tjera të moshës 15-16 vjeçe.
Në bisedat e ekspozuara nga mediumi, ngacmuesi i ka kërkuar të mitures që ajo të zhvishet dhe ta shohë të zhveshur përmes kamerës.