15-vjeçarja bëhet nënë pas një bashkëjetese

Sot në orët e mesditës një 15 vjeçare ka lindur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, fëmijë ky që ka ardhur në jetë nga një bashkëjetesë e të miturës me një person tjetër.
Në momentin që Policia ka marrë informacionin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për bashkëjetesë me një person nën moshën 16 vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë njoftuar se për këtë rast është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka sugjeruar inicimin e rastit.
Nga PK kanë njoftuar po ashtu për Sinjalin se ky rast do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.