Dy persona të testuar sot për virusin Covid-19, kanë rezultuar pozitiv. Njëri vjen nga Prizreni, tjetri nga Obiliqi dhe të dy janë të moshës 26 vjeçare.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nga data 8 shkurt deri më 16 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 263 mostra të dyshimta dhe gjithsej 15 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 15.
Dy personat të cilët sot u konfirmuan se kanë koronavirus, duke çuar bilancin e të infektuarve në Kosovë me këtë pandemi në 15, janë një çift i fejuar.
“Që të dy sipas raportit, erdhën sot nga Londra në Prishtinë me fluturim direkt. Ata kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”.
Njëri i infektuar është me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizrenit dhe tjetri nga Komuna e Obiliqit.
Të dytë, njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetri i gjinisë femërore, janë të moshës 26 vjeçare.