15 Shkurti – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Kancer


Duke shënuar sot – 15 Shkurtin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Kancer, ne duam t’i kushtojmë vëmendje të veçantë ndërgjegjësimit të këtij grupi të prekshëm në shoqërinë tonë dhe sëmundjes që sjell në mënyrë të pashmangshme rezultat gjithnjë e më të padëshirueshëm për ta.

Mund të duket e frikshme, por rezultatet e analizës së deritanishme tregojnë se kanceri po bëhet shkaku kryesor i vdekjes tek fëmijët dhe adoleshentët në të gjithë botën. Duket e frikshme, por çdo tre minuta një fëmijë vdes nga kanceri.

Në të gjithë botën, rreth 400,000 fëmijë ndërmjet moshës 0 dhe 19 diagnostikohen me kancer çdo vit. Statistikat tregojnë se kategoritë më të zakonshme të kancerit tek fëmijët përfshijnë kancerin në gjak (leuçemia dhe limfoma), tumoret e trurit dhe tumoret e ngurta siç janë neuroblastoma dhe tumori Wilms.

Kur bëhet fjalë për kurimin dhe mbijetesën e fëmijëve me kancer, statistikat tregojnë se numrat ndryshojnë në varësi të shkallës së (nën) zhvillimit të vendeve. Sipas gjetjeve aktuale mjekësore, është vërtetuar se në vendet shumë të zhvilluara, mbi 80% e fëmijëve me kancer mbijetojnë, ndërsa në pjesën tjetër vetëm rreth 20% mbijetojnë. Megjithatë, edhe në vendet shumë të zhvilluara, kanceri është shkaku kryesor i vdekjes tek fëmijët.

Vdekjet tek fëmijët si rezultat i kësaj sëmundjeje mund të zvogëlohen, nëse në vendet e varfra dhe vendet me zhvillim të mesëm punohet për të korrigjuar shkaqet si: mungesa e diagnozës, diagnostikimi i gabuar ose diagnostikimi i vonë, pengesat për aksesin e marrjes së kujdesit, braktisja e trajtimit, vdekja nga toksiciteti dhe nivele më të larta të rikthimit, dmth. kur sëmundja përsëritet.

Në vendet me të ardhura më të larta financiare, mungesa e inovacionit terapeutik është një pengesë dhe shkak kryesor për stagnimin e mbijetesës në rastet e sëmundjeve malinje të cilat janë të vështira për tu trajtuar. Dita Botërore e Kancerit festohet që nga viti 2002 me iniciativën e Konferencës Ndërkombëtare të Shoqatave të Prindërve me fëmijë të sëmurë nga kanceri. Që atëherë kjo ditë shënohet në 88 vende duke përfshirë edhe vendin tonë.

Fushata tre-vjeçare (2021-2023) përdor një imazh universal të gjurmëve / shenjave të duarve shumëngjyrëshe të fëmijëve për të paraqitur nivelin / shkallën e mbijetesës së fëmijëve me kancer në rajon dhe nivel ndërkombëtar.