15 qytetarë fitojnë nga 20 mijë denarë, prej tyre vetëm një shqiptar

Janë tërhequr 15 fituesit e shpërblimeve mujore prej nga 20.000 denarë përmes lojës shpërblyese TVSH-ja Ime”Shpërblimi Im, në tërheqjen publike që u mbajt dje në TV Kanal 5, kumtoi sot Ministria e Financave.

Bëhet fjalë për Filip Petreski nga Prilepi, Igor Kacar nga Kumanova, Maria Bojkikeva – Shkup, Boban Spasovski – Veles, Lidia Padovan-Shkup, Darko Ralpovski-Berovë, Muhamet Ibrahimi-Shkup, Nikolla Goshev-Shkup, Emilia Petkoska-Shkup, Aleksandra Padikova Spirkovski-Kavadar, Katerina Dançeva -Strumicë, Gordana Mitrevska-Manastir, Ivana Llazarovska-Shkup, Bllagojço Stevanoski-Kriva Pallankë dhe Dejan Dimoski-Prilep.

Emrat e tyre janë publikuar edhe në ueb-faqen e Llotarisë shtetërore në linkun në vijim: https://www.loto.mk/MojaNagradaRezultati.